Tubimi i Aleancës Kuq e zi në Durrës


TIRANE- Shumica e shqiptareve shprehen kunder regjistrimit me vetedeklarim te kombesise dhe kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga Qendra e Kërkimeve Monitor, publikuar sot nga Aleanca KuqeZi


Sipas studimit behet me dije se vrojtimet janë kryer gjatë periudhës 5 Mars – 2 Prill 2011 mbi një kampion përfaqësues të popullsisë sipas treguesve të ndryshëm demogarfikë të shpërndarë gjeografikisht në 26 rrethe të vendit. Në kampion është përfshirë popullsia mbi 18 vjeç.


“Nga të dhënat e nxjerra rezulton se shumica e të intervistuarve (51%) shprehet kundër përfshirjes së pyetjes për vetëdeklarimin e kombësisë përkundrejt 32 % pro kësaj përfshirje në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë”- thuhet ne studim, ku shtohet se një vit më parë shumica prej 56% e të intervistuarve shpreheshin pro përfshirjes së pyetjes së kombësisë në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë.


Nga rezultatet mbi elementin e përkatësisë fetare, shohim se dhe për këtë cështje shumica e të intervistuarve shprehen kundër. Kështu, në Mars 2011 kundër vetëdeklarimit të besimit fetar shprehen 59% e të anketuarve në raport me 23% pro përfshirjes së besimit, ndërkohë që një vit më parë shpreheshin 45% e tyre.


Por një fakt i vecantë për elementin e besimit fetar është se qëndrimi kundër rezulton më i përforcuar sesa për rastin e kombësisë, cka tregon se popullsia e konsideron besimin fetar si një cështje thelbësisht më individuale dhe për pasojë shprehet më forcërisht në mbrojtjen e kësaj të drejte.


Përsa i përket perceptimit për palët e interesuara në regjistrimin mbi baza kombësie e fetare, Greqia vlerësohet si pala kryesore e interesuar për këto dy çështje të regjistrimit të popullisë (40%). Pas Greqisë vjen shteti shqiptar (14%). Grupet minoritare renditet i treti në listën e faktorëve  me influencë në perceptimin e opinionit (13%). “Këto rezultate mund të jenë ndikuar nga shfaqjet e kohëve të fundit në media të Konsullit grek, si dhe incidentet lidhur me këtë në Korcë apo reagimet e qëndrimet e shumta & të ndryshme të Greqisë kohët e fundit”- thuhet ne raport.


Të dhënat tregojnë se opinioni publik shqiptar (58%) nuk i konsideron minoritetet si të ndodhura nën presion dhe në nevojë për tu mbrojtur me ligje të vecanta.


Lidhur me arsyet e shtyrjes së procesit të regjistrimit, vëmë re një besim të lartë të popullsisë në zërin e opinionit publik. 55 % e të anketuarve besojnë se në themel të arsyeve kryesore të kësaj shtyrje qëndrojnë presionet e grupeve kundërshtuese.


Ndërsa vetëm 27 % e tyre besojnë se mbajtja e zgjedhjeve për pushtetin vendor mund të ketë ndikuar në zhvendosjen e vëmendjes nga cështja e regjistrimit të popullsisë. Gjithashtu, moshat e reja (18-24 vjec) përbëjnë në masën 61 % të grupit raportin më të lartë që shpreh më tepër besim në fuqinë e presionit nga opinioni publik; cka konfirmohet edhe nga rezultatet sipas nivelit arsimor (63 % e këtij grupi përfaqësohet nga të arsimuarit me nivel universitar).


 


Studimi


AK: 51 % e Shqiptarëve kundra regjistrimit të popullsisë me vetëdeklarim mbi baza kombësie ; 32 % pro përfshirjes së kombësisë


AK: 59 % e Shqiptarëve kundra regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare; 23 % pro përfshirjes së etnisë e besimit


AK: 40 % e Shqiptarëve – Greqia pala kryesore e interesuar për këto dy çështje të regjistrimit të popullisë; 14 % – Shteti Shqiptar


AK: 55 % e Shqiptarëve – shkak i shtyrjes së regjistrimit presionet e grupeve kundërshtuese


AK: 27 % e Shqiptarëve – shkak i shtyrjes së regjistrimit zgjedhjet e pushtetit vendor