E premte 19 Tetor 2012 1615

PROTESTA E ALEANCESAktiviste te Aleances Kuq e Zi protestuan ne dyert e Bashkise se Tiranes ndaj politikave te kryebashkiakut Lulzim Basha te cilat i konsideruan vetem klienteliste dhe favore per njerezit e afert. Dhjetera aktiviste i kerkuan kreut te Bashkise te mos merret me kanacet qe sipas tyre i administron kunati i tij por me problemet kryesore te metropolit shqiptar.

Si qytetare te Tiranes kemi ndjekur me shume vemendje situaten qe krijoi Policia Bashkiake e kryetarit te bashkise sigurisht me urdher te tij me komunitetin rom dhe mbledhjen e kanaceve. Aleanca Kuq e Zi i ben apel kryetarit te bashkise te mos merret me ceshtje te tilla kaq pak shqetesuese por te punoje dhe te mbaje premtimet e dhena para nje viti. Aktivistet kuqezinj mbanin te shpalosur nje banderole ku shkruhej Halli i Tiranes Kunati i Bashes.

 







Komente

Facebook