Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, ka bllokuar restorantin në Shijak ku u helmuan 50 dasmorë.


AKU bën me dije se është inspektimi në restorantin në fjalë, nga ku është konstatuar se punonjësit janë të pajisur me libreza shëndetësore. Gjatë kontrollit, sipas AKU, nuk u gjetën ushqime të përgatitura apo lëndë e parë.


AKU sqaron se restoranti do të qëndrojë i bllokuar deri në përfundim të analizave dhe pas analizave do të merren masat e duhura.


17 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)