Katër autovetura “Seat Ibiza” dhe një fuoristradë luksoze “Audi Q7” janë ndarë për fituesit e shorteut promocional të AMC-së për pesë javët e para, “SMS - Grand Prix”. AMC u ka dorëzuar fituesve të pjesës së parë të shorteut çelesat e katër “Seat Ibiza” dhe një “Audi Q7”. Aktiviteti promocional u bë në ambjentet e dyqanit të AMC-së në rrugën "Myslym Shyri", ku u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të makinave që AMC ka ofruar për pesë javët e para të shorteut promocional. Për 10 javë rresht, nga 28 korriku deri më 5 tetor, AMC-ë ka organizuar shorteun promocional “Grand Prix” për të gjithë abonentët e saj. AMC-ë ofroi në këtë shorte: 2 fuoristrada “Audi Q7”, 8 autovetura “Seat Ibiza”, 3 celularë “Nokia 6300” çdo ditë, si dhe 25 SMS falas brenda rrjetit AMC për çdo mesazh të dërguar në 1519. Deri tani një abonent ka fituar një “Audi Q7”, katër abonentë kanë fituar nga një “Seat Ibiza” dhe 150 abonentë kanë fituar nga një aparat celular “Nokia 6300”. Duke dërguar sms në numrin 1519, Dairo Bosi, farmacist, nga Tirana ka marrë në dorë celesat e një “Audi Q7”, ndërsa Qatip Veshaj nga Vlora, biznesmen, Lumturi Dyrma nga Elbasani, e cila ka një biznes të vogël familjar, Shefki Tafa, pjesëmarrës nga Durrësi dhe Merdan Kalemi pronar i një agjencie imobiliare u bënë pronarë të 4 autoveturave të reja “Seat Ibiza”. Kjo është vetëm pjesa e parë e këtij shorteu, ndërkohë që surprizat vazhdojnë. Deri më 5 tetor mjafton të dergohet një SMS me tekst “AMC-ë” në numrin 1519 ose për më thjeshtë, nëpërmjet shërbimit “AMC Easy” (#100#), dhe të gjithë abonentët AMC-ë nga i gjithë territori i Shqipërisë mund të bëhen pjesëmarrës në “SMS-Grand Prix”, ku mund të fitojnë ende një “Audi Q7”, 4 “Seat Ibiza” dhe 3 “Nokia 6300” çdo ditë së bashku 25 SMS falas brenda rrjetit AMC-ë.