Bagdat - Abdullah Gyl i bëri thirrje Irakut të eleminojë rebelimin separatist kurd, thirrje të cilën e lëshoi gjatë vizitës së sotme në Bagdat. Presidenti i Turqisë tha ndër të tjera se Iraku do të ketë bashkëpunimin total nga ana e fqinjëve pasi të ketë realizuar shtypjen e rebelëve kurd në këtë vend. Marrëdhëniet mes Irakut dhe Turqisë kanë hyrë në një erë të re, pasi Gyl është presidenti i parë turk që shkel këtë vend që pas 30 vjetësh.



Marrëdhëniet Irak-Turqi kanë qenë të ngrira për një kohë të gjatë, pasi veriu i Irakut është përdorur nga rebelët kurdë si vendstrehim, nga ku sulmohej më pas Turqia.



\"Ndërkohë që arrin në stabilizimin e situatës, Iraku duhet të ketë kontrollin mbi teritorin e tij dhe nuk mund të lejojë që terroristët të vazhdojnë të operojnë në vend. -deklaroi Gyl, ku i referohej rebelëve të PKK-së. -Iraku duhet të eliminojë organizatat terroriste dhe vetëm atëherë do të arrijë të ketë bashkëpunimin e plotë nga fqinjët e tij\".