Nga Altin Sulce
Me nje shqipe te admirueshme, blerja e re e Tiranes, Alechenu Abraham, nis te rrefeje per jeten ne skuadren bardheblu, mjedisin e ngrohte kryeqytetas dhe karrieren e tij ne Shqiperi. Por, heziton te flase per jeten private. Vetem thote se e kalon mire me nje shoqe bjonde shqiptare, ndaj nuk ndihet vetem ne kafete e mbasdites. Gjithashtu, mbrojtesi i shpejte rikujton momentet dhe veshtiresite e para, "shuplakat" e trajnereve shqiptare dhe permiresimin e situates me "hap e mbyll syte": "Une luaja ne Erseke dhe ishte enderr qe une te isha kampion, ose te luaja te Tirana, por e dija mire qe kisha dicka te vecante brenda meje...".
-Abraham, tani je lojtar i Tiranes...
-Eshte kenaqesi te keshe nje kontrate me nje ekip te madh si Tirana. Vertet ndihem mire. Ne momentin e firmosjes kam qene shume i emocionuar.
-Si arritet te bardheblute?
-Drejtuesit e Tiranes me kishin piketuar prej kohesh e me kane ndjekur me vemendje edhe ne ndeshjet direkte mes tyre dhe Elbasanit. Me nenshkrimin e kontrates prej Nevil Dedes, gjithcka u lehtesua per kalimin tim, pasi "kapiteni" me nisi nje mesazh, duke me pyetur nese deshiroja te luaja te Tirana...
-Cfare mendon t'i shtosh grupit te bardhebluve?
- Me teper shpirt, sakrifice, futboll te shpejte, gjithcka qe mundem se bashku me premtimin per te dhene zemren ne fushe.
-Te Tirana do te jete i veshtire formacioni?
-Konkurrenca par nje vend eshe dicka shume e bukur. Mua me pelqejne sfidat dhe besoj se edhe kete do ta perballoj me sukses.
-A te vjen keq qe nuk u aktivizove me Tiranen ne Europe?
-Une kam shume deshire te luaj futboll, aq me teper ndeshje nderkombetare. Shpresoja ta ndihmoja ekipin tim te ri, por aktivizimi me Elbasanin ne Champions League nuk ma dha nje mundesi te tille.
-A ndihesh mire ne Shqiperi?
-Cdo dite qe kalon e ben me te lehte jetesen time ne vendin tuaj. Sepse, kuptoj me shume mentalitetin dhe zakonet shqiptare, gjuhen shqipe. Do te thoja se tani ndihem mire, jo si ne fillim, kur erdha p-r here te pare.
-Cili eshte momenti me i bukur?
-Casti, kur ngrita trofeun e kampionatit te Shqiperise, do te mbetet nje moment i vecante per mua, por pa harrur shpalljen nga gazeta juaj ne 11 futbollistet me te mire te sezonit. Thene ndryshe, ne nje kohe m'u mblodhen te mirat se bashku qe ne prezantimin e pare ne kategorine superiore.
-Si komentohet ne vendin tuaj aktivizimi i Abraham ne Shqiperi?
-Shpallja kampion me Elbasanin ka shtuar se tepermi interesimin e gazetareve nigeriane karshi meje. Shpesh here me marrin ne celular per te me intervistuar, keshtu bene edhe kur vizitova vendin tim pak kohe me pare.
* * *
"Tifozet verdheblu, perjete ne kujtesen time"
Nigeriani nuk e fsheh se ditet tek Elbasani kane qene me te bukurat e karrieres se deritanishme. "Kam perjetuar ndjesi te jashtezakonshme te Elbasani, aq me teper qe me ate ekip u shpalla kampion kombetar i Shqiperise. Ato momente magjike nuk do t'i harroj kurre, sepse kam jetuar ne boten e nje tifozerie te pakrahasueshme. Tifozet e Elbasanit me kane perkrahur ne cdo moment dhe, te them te drejten, atje jam ndiere si ne shtepine time" ka pohuar Abraham. Persa i perket divorcit me Elbasanin, nigeriani shpjegon: "Jam larguar i merzitur. Duhet ta pranoj se nuk ishte aspak e lehte ndarja. Por, te mos harrojme qe jam profesionist dhe duhet te zgjedh oferten me te mire. Tirana me dha nje shume me te madhe per nje afat kohor njevjecar dhe une mendova te mos e le te me ike ky rast, pasi dihet se cila eshte skuadra bardheblu".
Aventura shqiptare
Pasi eshte aktivizuar me U 17 te Nigerise ne nje ndeshje miqesore ne Danimarke, Abraham merr nje oferte nga Shqiperia, ku koordinues i levizjes behet nje menaxher shqiptar. "Fillimisht vajta ne Kavaje, ku me ofran nje kontrate 4 vjecare, te cilen e refuzova kategorikisht. Me pas u provova ne Durres, por atje nuk munda t'i mbush mendjen trajnerit Hasan Lika. Gjithashtu edhe Elbasani nuk me mori, pasi shefi Artin Kovaci nuk dha pelqimin per mua. U detyrova te luaj per pak muaj ne Erseke. Atje bente shume ftohte. Nuk do t'i harroj kurre ato dite dimri atje, por do te kujtoj gjithnje njerezit mikprites te Ersekes. Kushtet ishin shume te keqija, flija ne nje hotel te ftohte", rrefen Abraham. Jeta e nigerianit nisi te permiresohej ne Shqiperi, kur trajneri Spahiu hapi "jeshilen" per mbrojtesin e majte. "Falenderoj nga zemra Ilir Spahiun, i cili me afroi te Apolonia, ku une luajta nje sezon. Atje me pa Ilir Daja, qe asokohe drejtonte Pogradecin. Kur Daja vajti ne krye te Elbasanit, me telefonoi qe une t'i bashkohesha skuadres se tij, kur une kisha ngrene "shpullen e radhes" te Vllaznia, pasi Artan Bushati nuk miratoi te firmosja me shkodranet.
Familja e Abraham
Futbollisti vjen nga nje shtrese e mesme familjare nigeriane. Qe ne goditjet e para te topit ka ndiere qortimet e nenes Biose, e cila drejton nje dyqan te vogel ne qytetin Lagos. Shpesh here nena i thoshte: "Mos luaj me top, por perqendrohu te mesimet". Por, Abraham kishte perkrahjen e babait Kristofer, nje oficer ne Marinen nigeriane. Sidoqofte, djaloshi studionte per kompiuter dhe ekonomik, derisa nje oferte nga Europa ia preu studimet ne mes, duke u larguar nga shkolla dhe nga familja.