Mbrojtësi i majtë nigerian Abraham Alechehwu, i konsideruar edhe si blerja e bujshme e Tiranës pritet të nëshkruajë për skuadrën franceze të kategorisë së dytë, Guingamp. Lajmi jepet nga "Sport Ekspres", që i referohet deklarimit të menaxherit Adrian Aliaj.
22-vjecari e nisi aventurën shqiptare me Gramozin e Ersekës (2003-2004) për të vazhduar me Apoloninë një sezon më pas. Abraham mban një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i vetmi lojtar i huaj që ka fituar tre tituj kampion rresht me tri skuadra të ndryshme: Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007) dhe Dinamon (2007-2008). Abraham ka zhvilluar 84 ndeshje në Superligë, por pa mundur të gjejë golin.