Ne ambientet e futbollit tone nuk eshte folur thuajse fare per talentin shqiptar nga Maqedonia, Mustafi. Te tjera probleme jane ngritur. Kohet fundit ka pasur shqetesim nese do te pajiset me pasaporte shqiptare nje lojtar afrikan, qe luan me Tiranen, Abrahami. Mesfushori eshte nje nder futbollistet e huaj me cilesore, te kampionatin tone, por ne tre sezonet e fundit ai nuk ka bere diferencen ne fushe me kontingjentin shqiptar. Abraham nuk ka mund te krahasohet as me Ansi Agollin, qe luan aktualisht te Tirana dhe mbron fanellen e kombetares. Pavaresisht se mund t'i jete premtuar Abrahamit nje pasaporte shqiptare, te gjithe duhet te shqetesohen me faktin se nje shqiptar qe ben diferencen me moshataret evropiane preferon pasaporten e nje kombi tjeter.