Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se deri më tani Ministria ka bërë të mundur shpërndarjen e mbi 5000 pensioneve për Veteranët-Luftëtarë të UÇK-së.




Ministri Abrashi tha se vetëm sot, Departamenti i Familjeve, Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, pas verifikimit me institucionet e tjera, si ATK dhe TRUST, kanë procesuar mjetet për realizimin e pensionit të Veteranit-Luftëtar të UÇK-së, për më shumë se 2500 veteranë.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Deri më tani, Ministria ka realizuar mbi 5000 pensione të Veteranit-Luftëtar të UÇK-së. Verifikimi i listave të aplikuesve është duke vazhduar. Falënderoj të gjithë veteranët për mirëkuptimin e procesit”, tha Abrashi.




Dhënia e pensioneve për veteranët, ka gëzuar veteranët e UÇK-së, të cilët kanë përshëndetur këtë hap. Ditë më parë, edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i është gëzuar faktit se bashkëluftëtarët e tij kanë filluar të marrin pensionet e veteranëve.