Mesfushori


AbrashiSërish spektakolar dhe sërish vendimtar për skuadrën e tij. Amir Abrashi shndërrohet në protagonist për Frajburgun, i cili kryeson Bundesligën 2 në Gjermani. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i ka dhënë një pikë me shumë vlera skuadrës së tij, pasi ka barazuar me një supergol rezultatin në sfidën ndaj Duisburgut në minutën e 62-të. Abrashi ka marrë një top brenda zonës në krahun e majtë, ka kontrolluar sferën dhe me të djathtën ka mposhtur portierin Ratajczak me një goditje ala Del Piero. Ndeshja ka përfunduar 1-1 dhe për Abrashin ky ishte goli i tretë në këtë sezon dhe i dyti i realizuar në mënyrë spektakolare pas atij ndaj Fsv Frankfurtit në 27 shtator. Gjatë ndeshjes, mesfushori 25-vjeçar u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Pas 14 javësh kampionat, Frajburgu kryeson Bundesligën 2 me 26 pikë së bashku me Lajpcigun.

GOLASHËNUES

Për mesfushorin shqiptar, ai ndaj Duisburgut është goli i tretë i shënuar në këtë sezon me Frajburgun


Ky shkrim Abrashi shpërthen sërish, supergol me Frajburgun u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.