Policia e Shkodrës ka ndaluar juristin e Hipotekës së këtij qyteti dhe tre persona të tjerë nën akuzën e korrupsionit pasiv.


Siç njofton prokuroria e Shkodrës me urdhër të saj janë ndaluar Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Sokol Tirana. Po kështu janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit Joan Zefi dhe Ndoc Tara.


“Këta shtetas janë arrestuar pasi më datë 20.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të Kodit Penal”, njofton Prokuroria.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)