Abuzimet me fondet publike dhe shfrytezimi i tyre per interesa personale nga ana e qeverise ishin pikat ku Partia Socialiste u ndal per te treguar ate, qe nenkryetari i grupit parlamentar Erjon Brace, e quajti shembullin e shfrytezimit te shtetit nga ana e familjes qeverisese.

Brace zbriti ne rrugen qe duhet te lidhte superstraden Tirane-Durres me Gjirin e Lalzit, qe sipas projektit me vleften rreth 10 milione dollare duhet te kishte perfunduar deri me date 31 janar.

Por sipas nenkryetarit te grupit parlamentar, i cili zgjodhi te inspektonte nga afer punimet ne kete rruge deri tani kur ka kaluar nje jave nga afati nuk eshte shtruar as gjysma e saj si shembull i mashtrimeve qe qeveria aktuale ben me investimet publike jo vetem ne rrugen e Lalezit por ne te gjithe Shqiperine.

“Qeveria nuk mban fjalen, nuk mban premtimet dhe po shkel cdo lloj afati. Qeveria po e perdor urine e njerezve ne keto zona te varfera me qellim qe te rrise vleren e pronave te blera ketu me cmime qesharake”, u shpreh Brace.

Akuzat e Braces mbeshteten edhe nga banoret te cilet theksojne se pronat e tyre po vidhen ne menyre te padrejte dhe paralajmerojne pershkallezim te situates nese ceshtja nuk do te zgjidhet.

Por sipas Braces pas ketij investimi fshihen edhe interesa te tjera personale te kryeministrit Berisha.

“Abuzimet me fondet publike po investohen ne fshatrat e lulksit te qeverise dhe jot e banoreve te zones”, u shpreh Brace