Një abuzim me të miturit që ndodhi mes 2016 dhe 2017 në Makrohori të Verias, në Greqi, është zbardhur plotësisht. Policia greke ka publikuar fotot e dy pedofilëve shqiptarë që abuzuan me fëmijët, në ngjarjen që ka shokuar opinionin publik.


Mësohet se Altin Gega, i lindur në Shqipëri më 21-01-1994 dhe Jorgo Bulick lindur me 18-09-1996 në Shqipëri së bashku me një të moshuar grek abuzonin ndaj të miturve. Sipas policisë greke ishte Altin Gega, personi që kishte lidhje me nënën e të miturve.






























Jorgo Bulicko ishte shoku i tij, ndërsa i moshuari shkonte me pagesë me të miturit, me të gjitha veprimet që ndodhnin në dijeni të nënës së fëmijëve.


Policia greke ka arrestuar të tre pedofilët dhe nënën e të miturve, të cilët do të dalin para gjykatës në ditët në vijim.


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)