Adelina Tahiri, e cila shpesh është vënë në shënjestër të mediave dhe historive rozë për lidhje të mundshme dashurie, ka konfirmuar se nuk ka të dashur.


"Unë këto kohë jam aq e angazhuar saqë vërtet është e pamundur të kem një raport. Unë jam 20 vjeçe dhe sigurisht që kam nevojë të ndihem e dashuruar, por kjo kohë nuk është tani. Besoj se edhe një mashkull po të më takonte në këto kushte, sado i dhënë të ishte pas meje nuk do më duronte gjatë, pasi koha ime është prova, studio, koncerte, pra tepër impenjative", ka thënë ajo për mediat shqiptare.


Ajo ka mohuar edhe atë që mediat kishin pubikuar gjatë javës së kaluar, ku Noizy kishte folur për një lidhje me këngëtaren.
Adelina ka deklaruar se s’ka të bëjë fare me këtë lajm, pasi Noizy-n thjesht e respekton si artist dhe bashkë janë takuar vetëm dy herë./Indeksonline/