Endogan Adili konsiderohet si e ardhmja e futbollit zviceran. Futbollisti turk me prejardhje kosovar po shkëlqen në fanellën e Grasshoppersit dhe kjo ka bërë që Baseli të arrijë marrëveshje me të, të hënën.

“Ne kemi arritur marrëveshje me lojtarin. Më së largu në pranverë, Adili do të na bashkohet ne”, deklaroi presidenti i Baselit, Bernhard Heusler.

Respektivisht, 18 vjeçari pritet t’i bashkohet ish ekipit të Xherdan Shaqirit e Granti Xhakës më 1 prill, pasi që kontrata me Graashoppersin do t’i skadojë më 30 mars.

Ai mund të përdoret në AXPO Super League të Zvicrës nga Baseli vetëm nga muaji prill. Drejtori sportiv i Baselit, George Heitz është i bindur se Adili është e ardhmja e ekipit zviceran, por edhe e futbollit të këtij vendi në përgjithësi.

Adili njihet për rekordin që e kishte thyer në moshën 15 vjeçe e 286 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që shënon gol në elitën e futbollit zviceran. Adili luan për përfaqësuesen zvicerane U21, ndërsa te Baseli do të kalojë si transfer i lirë.