Milan ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të klubit norvegjez Fredrikstad, Dominic Adiyiah.



Kemi transferuar të riun ganez, Dominid Adiyiah deklaroi nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani për Milan Channel. Kemi marrëveshje me klubin norvegjez. Tani duhet ti sigurojmë lejen e punës të hyjë në Itali dhe do të paraqesim kontratën më 1 janar shtoi ai.



Milan ka transferuar një futbollist të talentuar i cili shpërtheu në Kampionatin botërur U-20 duke shënuar tetë gola ndërsa Gana e fitoi titullin.