Fatjona Mejdini
Komisioni i Sherbimit Civil del ne konkluzionin se per vitin 2007 numri i ankesave te ardhura nga punonjesit e administrates eshte 50% me i ulet se dy vjet me pare. Diten e hene, raporti i ketij komisioni per vitin 2007 pritet t'i kaloje per diskutim Komisionit parlamentar te Ligjeve dhe me pas do te votohet ne Parlament edhe projektrezoluta per veprimtarine e punes se ketij institucioni. Burime zyrtare prane ketij institucioni theksojne se per vitin e kaluar ne kete institucion jane paraqitur 380 ankesa, 352 nga te cilat kane arritur te shqyrtohen. Nga ana tjeter, ankesat e ardhura nga punonjesit e administrates per vitin 2006 kane qene 50 per qind me te larta, duke kapur numrin e 737 personave. Numrin me te madh te ankesave te zgjidhura per vitin 2007 e kap Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ku komisioni ka zgjidhur 150 ankesa nga punonjesit. Kjo per faktin se ankesat nga sektoret e tatimeve dhe doganave kane qene vitet e fundit ne numer shume te madh. Po keshtu, Komisioni i Sherbimit Civil ka zgjidhur per vitin 2007 nga administrata qendrore 73 ankesa, nga ajo vendore 78 ankesa, nga institucionet e pavarura 27 dhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave 24. Ne total numri i ankesave te pazgjidhura nga Komisioni i Sherbimit Civil eshte 27 ankesa.
Burimet prane ketij institucioni theksojne se ne favor te nepunesve civil ne 2007-en jane zgjidhur 118 ankesa, ndersa kunder nepunesve civile jane zgjidhur 159 ankesa. Kerkesa e zgjidhura kunder favorit te punonjesit tregojne se Komisioni i Sherbimit Civil jane perpjekur te jene objektive ne vleresimin qe i kane bere ketyre ankesave. Po keshtu, ashtu si edhe ne vitet e kaluara, raporti i ketij komisioni qe do te dorezohet ne Kuvend pritet te evidentoje edhe emerimet nepotike, qe mund te kene ndodhur ne administraten qendrore dhe ate lokale. Nga ana tjeter, ky komision, ashtu si edhe vitet e tjera, pritet te kontestoje edhe proceduren e konkurrimit ne disa institucione te administrates. Vitin e kaluar ky komision i quajti procedurat e konkurrimit ne nje pjese te institucioneve si te komprometuara dhe te padrejta.

Te dhena:
Viti 2007 380 ankesa 50% me pak
Viti 2006 737 ankesa

Ne vitin 2007 u shqyrtuan 352 ankesa
73 nga administrata qendrore
78 nga administrata lokale
27 nga institucionet e pavarura
150 nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatim-Taksave
24 nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave

Zgjidhjet per 2007-en
118 ankesa zgjidhur ne favor te nepunesve civil
159 ankesa zgjidhur kunder nepunesve civil