TIRANE- Gjithnjë e më shumë, fëmijët e grupmoshave të ndryshme po bëhet të varur nga mjetet e komunikimit dhe të teknologjisë së informacionit, si telefonat, kompjuterat apo i-podët. Shpesh prindërit, për t’i argëtuar apo për t’i qetësuar të vegjlit iu lënë nëpër duar këto mjete, ndërkohë që më të rriturit duhet t’i ndash me mund të madh nga ekrani i kompjuterit. 

Por mjekët pediatër japin alarmin, pasi pasojat mund të jenë të dëmshme për disa prej organeve. Dëgjimi mund të humbasë, infeksionet në vesh janë të shumta, por edhe sytë dëmtohen. Mjekët thotë se adoleshentët, të cilët janë kategoria më e prekur nga mjetet e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, bëhen individë që kanë probleme me peshën, me sëmundjet kardiake, pasi bëjnë një jetë sedentare në krahasim me ata që i përdorin më pak. Aktualisht në Shqipëri mungojnë studimet e mirëfillta nga autoritetet shëndetësore. Por sipas një studimi të OBSH-së, përdorimi i telefonit celular rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i trurit, ndaj përdoruesit duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj tyre.
(m.a/GSH/BalkanWeb)