Aitzaz Hasan vdiq kur sulmoi një atentator vetëvrasës që po tentonte të hynte në shkollën e tij


adoleshentiNjë 15-vjeçar nga Pakistani u rekomandua për një medalje për kurajë civile, pasi humbi jetën në përleshje me një atentator vetëvrasës që pati shënjestruar shkollën e tij.


Aitzaz Hasan u përshëndet si hero, pasi sulmoi atentatorin, i cili shpërtheu veten para kohe. Vdekja e tij vlerësohet se ka shpëtuar jetën e shumë nxënësve që mund të vdisnin në rast se atentatori arrinte të hynte në shkollë. Policia, në provincën e atentatit, i kërkoi qeverisë vendore të propozojë Aitzaz për një medalje kombëtare. Autoritetet deri tani thanë se do të ofrojnë kompensim për familjen e adoleshentit.


Ministri i Informacionit të krahinës tha se Aitzaz ishte një hero i vërtetë dhe fytyra e vërtetë e popullit.


Aksidenti ndodhi të hënën në një rajon të Pakistanit të dominuar nga banorët Shia në veriperëndim të vendit. Kishte rreth dy mijë studentë në shkollë në çastin e sulmit dhe Aitzaz besohet se shpëtoi shumë prej tyre nga vdekja, pasi e dalloi atentatorin që larg dhe e sulmoi atë pa i lënë kohë të afrohej me grumbullin e nxënësve.


Pakistani është nën dhunën fetare dhe shpesh sektare të grupimeve të ndryshme militante, të cilët në të shkuarën kanë funksionuar si degë jozyrtare të ushtrisë së Pakistanit në luftën kundër Indisë dhe Bashkimit Sovjetik, ndërsa tashmë janë kthyer në grupime rebele që po masakrojnë një pjesë të madhe të vendit.


Ky shkrim Adoleshenti hero propozohet për medalje u publikua me pare te Gazeta SHQIP.