Sipas mediave italiane, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është duke shqyrtuar mundësinë për të kaluar te Juventusi.

Njoftohet se raportet ndërmjet Gallianit dhe presidentit Silvio Berlusconi janë duke u përkeqësuar, ndërsa Galliani është i dëshpëruar pas reagimeve të Berlusconit si pasojë e humbjes nga Manchester United.

Sipas Il Riformista, Galliani gjithnjë e më shumë po mendon për t'u larguar nga San Siro, ndërsa destinacioni i ardhshëm është Juventusi.

Zonja e Vjetër pritet të bëjë ndryshime, duke qenë se drejtuesit bardhezi gjithnjë e më shumë po kritikohen për veprimet e tyre.