Klubi i San Paolos ka bërë të ditur se me rifillimin e përgatitjeve në janar, do të ndryshojë edhe regjimi i sulmuesit Adriano, i lënë i lirë të festojë gjatë këtyre ditëve. Drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur futbollistit se që nga data 7 janar duhet t‘u nënshtrohet rregullave të grumbullimit. "Me kthimin në grumbullim do të ketë më shumë kërkesë llogarie ndaj lojtarëve. Adriano deri tani nuk ka thyer asnjë rregull", u shpreh këshilltari Zhoao Paulo de Hesus Lopez.