Kryeprokurori: Angazhim në luftën antikorrupsion
Prokuroria e Përgjithshme, pas urdhrit të kryeprokurorit, Adriatik Llalla ka nisur kontrollin në disa Prokurori të Rretheve.
Ky kontroll synon verifikimin e realizimit me transparencë të plotë të detyrës nga Prokurorët e rretheve në vend.
Duke e cilësuar prioritet të punës së Prokurorisë së Përgjithshme antikorrupsionin, Llalla ka theksuar angazhimin e plotë në këtë mision. Sipas tij, 6 inspektorë të rinj do i shtohen drejtorisë së inspektimit në Prokurori.