Në argumentet e Prokurorisë së Përgjithshme, se pse Flamur Noka nuk ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, përmendet fakti se ai nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt.


Në fakt nuk ka si të rezultojë në evidencat e Ministrisë së Brendshme serbe.


Atij i është kërkuar të bashkëpunojë me UDB-në dhe pala serbe nuk mund ti japë informacione të tilla Llallës.


Por nëse do evidenca, Llalla mjaftonte të hapte ato të Ministrisë së Brendshme shqiptare.


Ska nevojë për evidencat serbe, pasi në dokumentet e Ministrisë së Brendshme shqiptare, rezulton që Flamur Noka ka qenë i arrestuar për disa ditë dhe është mbajtur në burg në Prozren, nga ana e autoriteteve së Jugosllavisë së atëhershme.


Flamur Noka ka dhënë edhe një dëshmi për këtë gjë, që gjendet në arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku pranon se i është kërkuar të bashkëpunojë me UDB-në.


Mjaftonte që Prokuroria të hapte dokumentet e Ministrisë sonë të Brendshme.


Por, duket se miqësia dhe lidhjet politike të Llallës me Nokën dhe PD-në, i kanë errur sytë dhe logjikën Prokurorisë së Përgjithshme.