Këshilli i Ministrave ka miratuar sot bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.


Sipas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave do tu jepen 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive Kastrati sh.a. & T.M.D Systems LTD që kanë bërë ofertën e pakërkuar për vënien në punë të këtij aeroporti.


Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.


Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete operativ në vjeshtë.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)