Kukës - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë një vizite në qytetin e Kukësit është shprehur se do ndërtohet sëshpejti aeroporti në këtë qytet. “Kemi nisur kryerjen e testeve, ndërsa po negociojmë me kompaninë që menaxhon aeroportin “Nënë Tereza” që ka ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore për zgjidhjen e problemit”, tha Olldashi. Sipas tij, po negociohet jo vetëm për aeroportin e Kukësit, por edhe për të tjerë që mund të ndërtohen në të ardhmen.


 


Aeroporti i Kukësit do të shtrihet në një sipërfaqe prej 57 ha, prej të cilëve 17 ha janë të ish-aeroportit të vjetër ndërtuar nga ushtria italiane në vitin 1941. Punimet për ndërtimin e tij kanë përfunduar para 4 vitesh, por ende nuk është vënë në funksionim për shkak të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë që ka me koncesion aeroportin e Rinasit, ku në një pikë të saj, i lihet dorë e kompanisë koncensionare “Tirana Internacional Aeroport” të kontrollojë plotësisht hapësirën ajrore në vend.