Aeroporti shqiptar Nënë Tereza ka regjistruar një rritje prej 16.7 përqind të trafikut të pasagjerëve gjatë nëntë muajve të vitit 2011, me një total prej 1.4 milion pasagjerësh që kanë kaluar përmes portave të tij. Balkan Insight thotë se aeroporti ka regjistruar 17.652 lëvizje në trafikun ajror, një rritje prej 9 përqind në krahasim me vitin e shkuar.


Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2011, linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë nga Tirana ishin Belleair me 45.8 përqind të totalit, Albanian Airlines me 10 përqind dhe Alitalia me 8.5 përqind.


Aktualisht janë 13 linja ajrore që fluturojnë për në Shqipëri dhe jashtë saj, duke e lidhur kryeqytetin shqiptar direkt me 30 destinacione.