Një ditë pas granitjes spektakolare të miliona eurove në aeroport, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se ngjarja e djeshme në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare.


Si president i Republikës e konsideroj ngjarjen cenim serioz të sigurisë kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë. u kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë operacionin për kapjen e personave përgjegjës dhe gjetjen e vlerave monetare.


Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë. Të nxirren përgjegjësitë e plota për çdo institucion, që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për prandalimin e kësaj ngjarje që mund të kishte pasur pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj, tha Meta.


Presidenti i bëri thirrje Prokurorisë që të vijojë sa më shpejt me hetimet dhe apeloi për zbulimin e autorëve dhe të parave të grabitura.


“U kërkoj të gjithë agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri dhe intensitet operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve përgjegjës si dhe për gjetjen e vlerave monetare të grabitura. Të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe institucionet ligjzbatuese të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë dhe të përsëritur”.