Qeveria percaktoi dje afatin 1prill- 1maj, si periudhe aplikimi vetem per shtetasit pa pasaporte. Ky vendim i miratuar diten e djeshme ne mbledhje e Keshillit te Ministrave, nder te tjera percakton se ne rast se punonjesit e Gjendjes Civile, lejojne aplikimin e shtetasve me pasaporte brenda kesaj periudhe, kostoja e aplikimit i ngarkohet punonjesit te gjendjes civile. Ne baze te ndryshimeve te miratuara, procedura e aplikimit per shtetasit te cilet disponojne pasaporte, fillon ne daten 1 maj 2009. Nga ky rregull bejne perjashtohen ata qe kane aplikuar brenda dates 31 janar 2009, per te cilet pajisja do te vazhdoje rregullisht. Ndersa, ne njesite e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit per pajisjen me leternjoftim, procedura e aplikimit per shtetasit qe disponojne pasaporte do te filloje me 1 qershor 2009. Nese nga grupet e monitorimit verehen, gjate aplikimit, shkelje te afateve e te procedurave, te parashikuara ne kete vendim, nga punonjesit perkates te zyres se gjendjes civile, per shtetasit qe disponojne pasaporte, kostoja e aplikimit do t'i ngarkohet punonjesit pergjegjesit. Gjithashtu u miratuan lehtesirat e paraqitur pak dite me pare nga Ministria e Brendshme, ku do te kompensohen shtetasit qe aplikojne per karta identiteti sipas kategorive te ndryshme, nga 2000 lek deri ne 1000 lek.