Afërdita Dreshaj sapo ka lansuar klipin e saj të ri të këngës “Mos rri larg”.
Bukuroshja shqiptare nga Maqedonia, e cila për këtë projekt ka bashkëpunuar me Bleron, Suela Çangun, MaxProduction dhe Giti Dukën, është shprehur tejet e kënaqur me faktin se kënga e saj është përfunduar dhe është në dispozicion për dëgjuesit, por edhe për shikuesit.
“Kënga e re doli tani!! Mos rri larg. Faleminderit ekipit tim të mrekullueshëm: @bleromuharremi , @suela_cangu , @maxproductional , @gitiduka”, ka shkruar Afërdita në Instagram.
Në klip, Dreshaj ekspozon linjat e saja shumë të dëshirueshme trupore, ndërsa për sa i përket këngës, mbetet të shihet se si do të pritet nga fansat!




https:// />
 

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};