Zyrtarët afganë thonë se militantët talebanë i kanë sulmuar dy postblloqe të forcave të sigurisë në provincën jugore, Hemand, duke i vrarë 11 policë.


Ghafar Safi, shef i policisë në provincën Lashkar Gah, ku ka ndodhur sulmi i sotëm, tha se, po ashtu, janë vrarë 15 militantë.


Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talebanët, që kanë prani të fuqishme në provincën Helmand në Afganistan.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)