Ministria e mbrojtjes e Britanisë ka njoftuar se gjashtë ushtarë të saj rezultojnë të zhdukur dhe mendohet se janë vrarë, nga një shpërthim në makinën e tyre të blinduar, në pjesën jugore të Afganistanit.


Ministria tha sot se ushtarët ishin në një patrullë të sigurisë në provincën Helmand, kur makina e tyre shpërtheu.


Nëse eventualisht konfirmohet se këta ushtarë janë vrarë, atëherë numri i trupave britanike të vrarë në Afganistan, që prej vitit 2001, do të arrijë në të paktë 404 persona.