Talebanët rrëmbyen 170 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në një pritë në Afganistanin verior.


Menjëherë ndërhynë forcat qeveritare, të cilat arritën të çlironin 149 pengje.


Kryengritësit ndaluan tre autobusë në një rrugë pranë lagjes “Khan Abad” që shkonte për në Kabul, duke marrë peng pasagjerët.


Sipas kreut të këshillit të provincës së Kunduzit, rebelët kërkonin shërbyes civilë ose anëtarë të forcave të sigurisë.


“Gjatë ndërhyrjes për lirimin e pengjeve, forcat afgane kanë vrarë të paktën shtatë talebanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, duke shtuar se 21 njerëz janë ende në duart e talebanëve.


Bastisja e rebelëve erdhi pa kaluar ende 24 orë nga oferta e presidentit Ashraf Ghani për një armëpushim konsensual që duhet të kishte nisur më 20 gusht, por që rebelët nuk janë përgjigjur.


20 gusht