Shpërthime të shumta kanë ndodhur në disa zona pranë qendrave zgjedhore në Kabul, Afganistan, për zgjedhjet legjislative që po zhvillohen në vend. Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Afganistanit ka urdhëruar vendosjen e 20 mijë njësive të tjera për mbrojtjen e qendrave zgjedhore, kështu që numri i ushtarëve dhe agjentëve të vendosur për parlamentarët është rritur në 70 mijë.


Komisioni i Pavarur Zgjedhor thotë se 8.8 milionë afganë janë të regjistruar për votimet. Por terrori mbizotëron në vend ftesës së talebanëve për të bojkotuar zgjedhjet.


Zgjedhjet që duhet të mbaheshin më 2015, u shtynë për tre vjet për shkak të reformave zgjedhore dhe jostabilitetit pas dorëzimit të përgjegjësive rreth sigurisë nga NATO tek forcat afgane më 2014.


Qeveria afgane dëshiron të dëshmojë se mund të mbajë zgjedhje të qeta dhe transparente përkundër luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe militantëve në 20 provinca të Afganistanit. Më shumë se 50,000 forca të sigurisë po përcjellin votimet në 19,000 qendra votimi.


Kandidatët, tubimet e fushatave, kanë qenë cak i sulmeve vdekjeprurëse nga talibanët dhe Shteti Islamik.


Për tre javë fushatë, dy kandidatë dhe 34 civilë u vranë. Zgjedhjet nuk do të mbahen ne 10 provinca të Afganistanit për shkak të rrezikut nga militantët.


Më shumë se 2,500 kandidatë po garojnë për 249 ulëse në Kuvend. Nga ta, 417 janë gra.. Qindra prej tyre janë kandidatë të rinj, të pavarur, gazetarë, ndërmarrës dhe mësimdhënës.







20 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)