Afganistan - Gjashtë punonjës të organizatës humanitare ACTED u qëlluan për vdekje nga persona të paidentifikuar në Afganistan.
Një zëdhënës i qeverisë bëri të ditur se militantë të armatosur i transportuan punonjësit në provincën e Faryab dhe më pas i qëlluan me armë zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia ka nisur hetimin.
(v.gj/shqiptarja.com)