AFRIKE-Rregullatorët ndërkombëtar të kafshëve të egra kanë thënë se mbi 20 mijë elefantë janë vrarë vitin e kaluar në Afrikë me qëllim, marrjen e fildishit.

Një raport i 13 qershorit të hartuar nga Konventa e Tregut Ndërkombëtar për Speciet e Rrezikuara të Faunës së Egës (CITES), kanë thënë se 80 % e vrasjeve janë bërë në Kenia, Tanzani dhe Ugandë.

Raporti gjithashtu nënvizon se vrasja e elefantëve është duke u rritur në Republikën e Afrikës Qëndrore, ndërsa në Çad po zvogëlohet.

Por, CITES, që merret me 35 mijë specie të bimëve dhe kafshëve dhe e cila e kishte ndaluar tregtinë me fildish që nxirret nga dhëmbët në vitin 1989, thotë se në përgjithësi shifrat e vitit 2013 janë më të vogla se ato të një viti më parë.

28 përqind të elefantëve afrikanë jetojnë në Afrikën lindore, por shumica e tyre, rreth 55 %, jetojnë në Afrikën jugore.

CITES ka thënë se për herë të parë, vitin e kaluar, më shumë është konfiskuar fildish në Afrikë se sa në vendet aziatike.

(d.b/BalkanWeb)