Olimpiada e Londres eshte me pak se njeqind dite larg. Anembane botes shume konkurrenteve u duhet ende te kualifikohen per te marre pjese ne garat gjate gjashtembedhjete diteve te aktivitetit. Te tjere sportiste po hyjne ne javet e fundit te trajnimit. Kryeqyteti britanik eshte pothuajse gati per te pritur konkurrentet dhe tifozet e shumte qe do te marrin pjese.


Ceremonia e hapjes se Lojerave Olimpike te Londres eshte me 27 korrik dhe kete vere pritet qe per ne kryeqytetin britanik te udhetojne rreth 300 mije njerez.Sebastian Coe - atleti britanik fitues i dy medalje te arta olimpike - eshte kryetar i komitetit organizues i Olimpiades se Londres 2012.


Kjo nenkupton para se gjithash se mbetet ende nje pune jashtezakonisht e madhe per tu bere por une mendoj se fakti qe jemi me pak se njeqind dite larg nga fillimi i turneut eshte me rendesi per njerezit. shte ndryshe kur themi se duhen ende shtate vjet gjashte vjet pese vjet kater vjet... por kur behet fjale per dite apo nese jemi duke folur per me pak se dymbedhjete jave une do te thoja se eshte me te vertete shume afer.


Parku Olimpik pothuajse ka perfunduar. Qendra ujore eshte e gatshme per notaret si amerikani Michael Phelps i cili kete rradhe do te perpiqet te thyej rekordin e tij me katermbedhjete medalje ari. Ne lindje te Londres objekte te tjera Olimpike jane duke marre forme. Presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar Jacques Rogge vizitoi keto qendra dhe i shprehu opinionin e tij kryeministrit David Cameron.


Qysh tashme para fillimit te Lojerave ka nje trashegimi te madhe ne lindje te Londres nje trashegimi te objekteve sportive dhe kjo eshte nje trashegimi reale. Zoti kryeminister ne si Komitet Olimpik Nderkombetar jemi te kenaqur. Shume faleminderit.


Por jo gjithkush eshte i kenaqur. Gjate dy diteve pritja ne rradhen per paraqitjen e dokumentave te emigracionit arriti mbi 90 minuta ne aeroportin kryesor te Londres Heathrow. Disa udhetare shprehen zemerim dhe vendosen fotografi ne internet.


Ligjvenesit britanike po paralajmerojne se vizitoret e Lojerave Olimpike mund te perballen me pritje te gjata ne rradhet para zyrave te emigracionit apo ne aeroplane. Qeveria thote se do te marre masa. Ne aeroport eshte ndertuar nje terminal i perkohshem posacerisht per konkurrentet olimpike.


Ka gjithashtu shqetesime rreth trafikut neper rruge dhe turmave te njerezve ne mjetet e transportit publik gjate Lojerave.


Nje tjeter shqetesim eshte siguria. Ky do te jete operacioni i sigurise me i madh i Britanise ne kohe paqeje. Buxheti per sigurine u dyfishua duke arritur shifren 882 milione dollare. Me nje vendim te fundit Ministria e Mbrojtjes vuri ne dispozicion te Olimpiades  13 mije e 500 ushtare. David Rubens eshte konsulent i sigurise i specializuar ne Lojerat Olimpike.



shte shume e veshtire te ruhet ekuilibri midis nje aktiviteti te hapur dhe mikprites dhe menaxhimit te sigurise. Kjo eshte ndryshe nga ajo qe ndodhi ne Vankuver eshte gjithashtu ndryshe nga ajo qe ndodhi ne Pekin.


Terroristet nuk jane i vetmi shqetesim. Nje protestues kohet e fundit ndaloi garen historike te kanotazhit pergjate lumit Thames mes universiteteve te Oksfordit dhe Kembrixhit. Trenton Oldfield notoi para varkes se Oksfordit duke e detyruar garen te rinisej. Ai tha se ai e beri ate si nje proteste kunder asaj qe ai e quajti shoqeria elite.


Duke marre shkas nga veprimet e tij shefi i Shoqates Olimpike Britanike paralajmeroi se do te mjaftonte nje idiot i vetem sic u shpreh ai per te shkaterruar Olimpiaden e Veres.


Olimpiada e ardhshme jane Lojerat Dimerore te viti 2014 ne Soci te Rusise. Pastaj vijne Lojerat Olimpike Verore ne Rio de Janeiro te vitit 2016. Por me pare Brazili do te organizoje nje tjeter aktivitet te madh sportiv Kampionatin Boteror te futbollit te vitit 2014.