Tenori i njohur shqiptar, Agim Hushi thotë se është në prag të dy vendimeve për të qëndruar në Shqipëri apo për tu larguar sërish jashtë saj.


Hushi, në një shkrim të gjatë të publikuar në Facebook, thotë se në vend të mirënjohjes ka marrë në vendin e tij harresën dhe thotë se kompleksi i smirës arrin deri në majatë pushtetarëve.


Hushi thekson se pavarësisht se paraqiti një program të jashtëzakonshëm për Teatrin e Operas dhe Baletit, në krye të këtij institucioni ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro emëroi Zana Çelën.


Hushi thotë së shpejti do të publikojë bëmat e Çelës ku tregohet se si milionat kalojnë në xhepate disa personave afër saj si dhe për tenderat e ministrisë së drejtuar nga Kumbaro.


Shkrimi i plotë i Hushit:


Te dashur miq!

U bene disa muaj qe jetojme ne Shqiperi familiarisht, ne kete vend te bekuar, pas nje udhetimi 25 vjecar, vite te bukura dhe te sukseshme, plot perpjekje dhe lufte jo te lehte, te pabarabarte me boten, si shqiptar.

Por ia dola kudo ku shkela, kudo ku jetova, kudo ku kendova. Rrita veten dhe djalin tim, nderova familjen time, por mbi te gjitha jam krenar tju them se e ngrita me aq sa munda edhe emrin e Shqiperise.

Eshte e tepert tju them gjithashtu se gjithcka e arrita i vetem, pa perkrahjen e askujt; bile as te atdheut tim, qe shpesh ne vend te mirnjohjes me tregoi se sa shpejt harron, se komplekset e cmires i ka deri ne majat e pushtetareve te tij

Por u jam pafundesisht mirnjohes dashurise dhe suportit te mrekullueshem ketu ne Shqiperi, qe me japin jete dhe endrra te reja cdo dite, publikut artdashes, njerzve te thjeshte, personaliteteve te verteta nga kultura, shkenca dhe politika, qe me mbushin me dashuri dhe krenari te ligjshme.

E dini te gjithe se kam kryer dy universitete te plota, me koh te plote si student ne Gjuhe Letersi, Universitetin e Arteve dhe me mesataren mbi 9.

Kam kryer gjithashtu studimet e plota pasuniversitare, 3 vjet, ne Akademine Franz List te Budapestit, ku qe pas mbarimit te vitit te pare me 1993, u zyrtarizova si solist i operas hungareze.

Zoteroj 4 gjuhe te huaja dhe kam marre tituj dhe vlersime nga 4 anet e botes, nga personalitete boterore, filluar qe nga Richard Bonynge, Franco Corelli e te tjere.

I punesuar dhe vlersuar maksimalisht nga qarqet akademike muzikore te Vienes, Romes, Parisit, Londres, Madridit, Kopenhages e deri ne Nikozia; ne skajet me te largeta te botes, Neë Zeland, Australi, Kine dhe Meksike; konsideruar si nga mjeshtrat me te medhej te belkantos ne bote.

U ktheva me nje bilanc te tille, me nje deshire dhe idealizem qytetar ne Tirane, ku pothuaj te gjithe me than: cben ketu, nuk behet ky vend, do zhgenjehesh.

Por sdoja ta besoja dhe nuk dua ta besoj

Dhe jam ne prag te dy vendimeve.

Te rrije e te luftoj ketu me ju apo ta le maskarallekun qe kan mbi krye shqiptaret e te shoh punet dhe familjen time.

Zemra me thote te jem ketu me ju miqt e mije e te luftojme sebashku per nje Shqiperi ndryshe, ashtu sic e duam.

Syte e mije kan qene tek kultura

Ju te gjithe e dini se cfar ndodhi para syve tuaj kur nje ish e larguar me ceremoni dhe e njohur per bemat e saj abuzive, e shkarkuar zyrtarisht per abuzime me fondet, riciklohet zyrtarisht ne TOB, ku programi im i jashtezakonshrm per Operan as u lexua fare nga komosioni i Kumbaros..

Do tronditeni kur te lexoni bemat disa mujoreshe, milionat qe kalojne ne xhepat e te mesuarve me abuzimet, qe do ti publikoj se shpejti.

Njerez te ndershem me shkruajn cdo dite, duke me treguar me fakte, per tendera te Ministrise se Kultures; qindramilionshe, te ciat do ti shihni te dokumentuara shume shpejt dhe ti gjykojme sebashku nese jane apo jo abuzime me taksat tuaja dhe shkaterrim i kulturesNderkoh qe artistet e operas nuk marrin pagat e tyre, qe u takojne ne fund te vitit.

Behen shoë me diaspore teksa shqiptaret zene vendin e pare si azilkerkues neper bote.

Miq te dashur,

Diskutimi juaj ketu do me japi nje shtytje per te marre vendimin e duhur; ketu me ju apo ne Viene me studentet e mije dhe familjen time, ne komfortitetin tim personal.

To be or not to be!

Mirnjohje dhe perqafime te gjitheve.