Kur kanë kaluar 24 orë nga zyrtarizimi i transferimit të Cristiano Ronaldos, vjen edhe reagimi i njeriut që punoi më shumë për të realizuar këtë operacion.


Bëhet fjalë për menaxherin e portugezit, Jorge Mendes, i cili ka kaluar një periudhë vërtetë të ngarkuar, për të bindur madrilenët për transferimin e CR7-ës.


Ka qenë një punë e veçantë dhe tani që ka përfunduar gjithçka, dua të falënderoj të gjithë personat me të cilët u desh të negocioja, duke përfshirë Agnellin, Marottën, por edhe drejtuesit e Realit të Madridit, deklaroi Mendes.


Cristiano Ronaldo i bashkohet Juventusit në moshën 33-vjeçare, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë. Menaxheri Mendes zbuloi se ky do të jetë klubi i fundit i CR7-ës, që do të mbyllë karrierën pikërisht në Torino.


Jam shumë i kënaqur që përmbyllëm me sukses marrëveshjen me klubin e fundit të karrierës, për Cristiano Ronaldon. Ai dëshiron ti japë fund karrierës së tij pikërisht te bardhezinjtë, u shpreh menaxheri i njohur portugez.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)