Policia e Vlorës ka asgjesuar 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë. Bimët narkotike u gjetën pranë vendit të quajtur “Kumë e madhe” në tokë të hapur rishtas.


Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është shtetasi Ahmet Nelaj.


Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit.


Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter