AgolliKombëtarja


De Biazi shpjegon momentin që vendosi të lërë Canën në stol ndaj Rumanisë


Kapiten në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në grupet e Euro 2016. Ansi Agolli nuk ka zhgënjyer me rolin dhe paraqitjet e tij në fushë, megjithatë mbrojtësi i majtë sqaron se Kombëtarja e ka kapitenin e saj. Kapiteni i Skuadrës është Loriku. Ai është një lider. Dua ta falënderoj sepse, pavarësisht se nuk luajti na ka dhënë shumë mbështetje morale. Nuk i fsheh emocionet e dy ndeshjeve që kam qenë kapiten, pasi ka qenë përgjegjësi e madhe. Por, kemi një skuadër me djem mjaft të mirë që ia kanë bërë punën të lehtë trajnerit dhe mua kur mbaja shiritin. Mbajtja e shiritit ka qenë mjaft emocionuese. Jam edhe tip që i ndiej këto gjëra. Por, falë përvojës ndërkombëtare jam munduar ta përballoj me sukses dhe shpresoj tia kem dalë. Ndërkohë, në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, trajneri De Biazi flet për disa tema interesante, por para së gjithash tregon momentin që i shpjegoi kapitenit Cana se do të qëndronte në stol për sfidën me Rumaninë. “Ishte një vendim i vështirë, Canës ia thashë vetëm pak orë para ndeshjes. Gjithsesi duhet ti heqim kapelën, u vu menjëherë në dispozicion të shokëve, i karikoi dhe i mbështeti, pati një sjellje prej burri të madh dhe prej kapiteni të madh. Por në kompleks ishte gjë e bukur të shikonim këta djem me dëshirën për të mahnitur Europën, dhe ia dolëm. Jemi rritur, jemi ata që do të doja të ishim, dhe jemi gati për të ecur përpara. Për sa i përket himnit kombëtar, trajneri italian shprehet: Është shumë i bukur, më tërheq, thotë De Biazi. – Fjalët janë pak të vështira, di domethënien, por për ti shqiptuar e kam pak të ndërlikuar, për fat gjatë ekzekutimit ndihmoj veten me ekranin e karaokes që është në stadium. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë kudo shkojmë, një pasion i jashtëzakonshëm. De Biazi më pas rrëfen dhe një peng, atë që sikur të kishim marrë një pikë në dy ndeshjet e para nuk do të na duhej të prisnim rezultatet e të tjerëve, ndërkohë që shpjegon dhe një episod të rëndësishëm, atë për të lënë në stol ndaj Rumanisë kapitenin Cana. Ja se çfarë thotë De Biazi në lidhje me këtë çështje. De Biazi siguron se në 1/8, Shqipëria mund tu hapë punë shumë skuadrave, ndërsa rrëfen se skuadra do të stërvitet me shpresë se do të arrijë kualifikimin, duke bërë tifo dhe për Italinë, që mund të na bëjë një dhuratë të bukur, duke mposhtur Republikën e Irlandës.