Superylli i Atletico Madridit, Sergio 'Kun' Aguero, është shndëruar në njërin nga top-prioritet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë prej 60 milionë eurosh, dhe siç raporton Marca, Real Madridi do të ishte i gatshëm të paguante çdo cent, për të transferuar një sulmues që pretendon të jetë më i miri në botë. Ky sezon nuk ishte njëri prej më të mirëve për Atletico Madridin, pasi që Los Colchoneros gjenden në pozitën e dhjetë në La Liga. Gjasat që Atletico vitin tjetër të luaj në Ligën e Kampionëve janë minimale dhe ky faktor mund ta bindë Agueron për të kaluar te rivalët e kryeqytetit.