Presidenti iranian, Mah
mud Ahmadinexhad, e ka
konsideruar vizitën e tij
në Irak si fillesën e një kapitulli
të ri në marrëdhëniet me Irakun,
duke u shprehur se ishte
"sinqerisht i lumtur" që po kryente
këtë vizitë shumë të rëndësishme
tani që një armik i madh
i Iranit si Sadam Huseini nuk
ishte më në pushtet. Ahmadinexhad
është Presidenti i parë i
vendit islamik që ka shkuar në
Irak qëkur Sadam Huseini i
shpalli luftë Iranit në vitin 1980
në të cilën humbën jetën 1 milion
vetë. Ai gjithashtu është
edhe lideri i parë nga vendet e
rajonit që po viziton Irakun që
nga pushtimi amerikan në vitin
2003. Vizita e tij në një vend ku
armiku i Iranit, Shtetet e Bashkuara
të Amerikës kanë mbi 150
mijë trupa është shumë më
tepër se një vizitë simbolike që
ka për qëllim çelikosjen e
lidhjeve mes vendeve fqinje, të
cilat aktualisht qeverisen nga
shiitët. "Ne do t‘i themi Bushit
se të akuzosh një vend pa pasur
prova nuk shërben për të
zgjidhur problemet në një rajon,
por për t‘i thelluar ato", ka
deklaruar Ahmadinexhad. Dy
presidentët Ahmadinexhad dhe
Maliki janë takuar në Zonën e
Gjelbër, një zonë e fortifikuar në
qendër të Bagdadit në të cilën
ndodhet godina e Parlamentit
dhe Ambasada e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Në një
konferencë për shtyp, Ahmadinexhad
tha se kjo vizitë do
të shënonte një fillim të ri në
marrëdhëniet mes të dy
vendeve. Si për ironi të fatit, ky
udhëtim i Ahmadinexhadit në
Irakun ku nuk është më Sadami
në pushtet u bë e mundur vetëm
prej pushtimit të amerikanëve.
Ahmadinexhad ka bërë vazhdimisht
thirrje për forcat amerikane
që të lenë vendin, duke i
fajësuar ato për shkaktare të
dhunës, e cila ka marrë qindra
mijëra jetë njerëzish që nga viti
2003. Sipas analistëve, Irani po
kërkon një Irak të stabilizuar,
por njëherazi dëshiron edhe
t‘ua bëjë jetën të vështirë okupatorëve
amerikanë. Vizita e
Ahmadinexhadit vjen një ditë
para votës së pritshme nga
Këshilli i Sigurimit të OKB-së
për vendosjen e sanksioneve të
tjera në lidhje me programin
bërthamor të Iranit, për të cilin
Teherani thotë se është për
qëllime paqësore, ndërsa Shtetet
e Bashkuara ngulin këmbë
se ai është për qëllime agresive.
Zyrtarët amerikanë në Bagdad
deklaruan se nuk do të luanin
asnjë rol në vizitën e Ahmadinexhadit
dhe se trupat amerikane
nuk do ta mbronin Presidentin
e Iranit përveç rastit kur
kjo do t‘i kërkohej prej vetë atij.
Ndryshe nga vizitat e mëparshme
të Presidentit amerikan,
Bush, të cilat mbahen në
sekret deri në momentin e fundit,
vizita e Ahmadinexhadit u
përfol dhe u publikua shumë
kohë përpara. Ndryshe nga
Bushi, Ahmadinexhad ka kaluar
edhe natën në Irak. Ai u prit
në mënyrë madhështore nga
homologu i tij i cili i kishte shtruar
tapetin e kuq që në aeroport
dhe me të mbërritur u takua me
të gjitha personalitetet më të larta
të vendit. Sigurisht që u vu re
edhe mungesa e zëvendëspresidentit
Tarek al-Hashemi, një
sunit ky që sigurisht nuk e kishte
me shumë qejf pjesëmarrjen
në vizitën e liderit shiit.