Presidenti Iranian Mahmoud Ahmadinejad ka shfrytezuar viziten e tij ne Liban per te siguruar miqte e tij se Irani do te mbeshtese Beirutin ne konfrontimin qe ai e quajti armiqesi nga vendi fqinj Izraeli.



Ahmadinexhadit duke shenuar edhe viziten e tij te pare zyrtare shteterore si presidenti i iranit ne Liban i eshte rezervuar nje mikpritje e ngrohte dhe madheshtore nga mijera shiite myslimane qe kishin mbushur rruget. Izraeli dhe Hezbolllahu zhvilluan nje lufte 34 ditore ne 2006 nje konflikt qe provokoi edhe vdekjen e 1200 personave ne Liban shumica e te cileve civile si dhe vdekjen e 158 izraeliteve shumica ushtare.



Kreu i shtetit iranian i dha fund vizites se tij ne Liban duke vizituar kufirin e Libanit me Izraelin. Me heret sunitet dhe te krishteret e Libanit kane shprehur shqetesimet se Irani dhe Hezbollahu deshirojne ta imponojne politiken e tyre duke e terhequr Libanin ne konflikt me Izraelin.



Gjate kesaj vizite Ahmadinexhad ka marre pjese edhe ne nje tubim masiv te organziuar nga aleati shiit i Teheranit Hezbollahu. Lideri i Hezbollaheve Hassan Nasrallah e ka pritur ate me entuziazem se bashku me mijera ithtare.



Shtetet e Bashkuara thane se vizita e Ahmadinexhadit ne Liban tregon se ai po vazhdonte me menyrat provokative. Me heret Uashingtoni shprehu shqetesimin per kete vizite ndersa po perpiqet te izoloje programin nuklear te iranit dhe thote se mbeshtetja e iranit per militantet Hezbollah kercenon sovranitetin e Libanit.



Amadinexhad e ka pershkruar Libanin si fokus te rezistences kunder atyre qe kerkojne shume. Vizita e tij ka shkaktuar reagime te shumica pro-perendimore ne parlament te cilet thone se ai perpiqet ta shnderroje Libanin ne nje baze te Iranit ne Mesdhe.