Ecuria e ekonomisë shqiptare ka qenë pozitive dhe Reforma në Drejtësi është një instrument për të çliruar potencialin ekonomik.


Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh kështu gjatë një bashkëbisedimi me median. Ai bëri një pasqyrim të situatës ekonomike në vend ku tha se : Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë 2017 shënoi rritjen më të madhe ekonomike në 5 vitet e fundit me 2.96 %.


Ahmetaj tha se për 8 mujorin e parë të 2016 janë rritur të ardhurat financiare krahasuar me një vit më parë.


Të ardhurat nga cigaret kanë rritje 19%, vera 14 %, pijet energjike 13% dhe karburantet 3.2 % . Ndërsa i vetmi produkt që rezulton me ulje është birra, tha ai.


Rezultatet pozitive, u shpreh kreu i Financave i adresohen këmbënguljes së qeverisë për të bërë reformat e duhura.


Ai vlerësoi reformat financiare, në pensione, sistemin energjitik dhe shprehu shpresën e se Reforma në Drejtësi do të sjelli ndryshime edhe më të mëdha.


Ahmetaj bërë me dije se ky është viti i parë elektoral me sufiçit buxhetor. Ndërsa u shpreh se, qëndrimi i PD për një taksë të sheshtë prej 9 për qind ka në themel rrënimin e qytetarëve.


Taksa progresive është një përpjekje serioze për të ulur pabarazinë. Kemi lënë mbrapa një krizë të rëndë të ekonomisë. Ishin shkatërruar themelet e shtetit, respektimi i ligjit, pagesa e taksave . Jemi këmbëngulës për reformën në drejtësi dhe zhvillimin e vendit, deklaroi ministri Ahmetaj.


16 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)