Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD, se programi ekonomik i qeverisë Rama 2 është i dështuar.


Programi do të çojë përpara transformimin rrënjësor që ka nsiur në çdo sektor. Është një program që i përgjigjet sfidës për të qenë pranë besimit të qytetarëve shqiptarë, që dhanë një votë plebishitare më 25 qershor, ka deklaruar Ahmetaj.


Ahmetaj ka theksuar se programi ekonomik është i fokusuar tek rritja ekonomike e qëndrueshme dhe favorizimi i klimës së biznesit për investimet e huaja dhe të brendshme.


4 vitet e kaluara nuk kanë qenë të lehta. Shqiptarët sakrifikuan që vendi të kthehej në binarët e duhur nga rruga ku ishte degdisur. U detyruam të ndërmerrnim reforma të rëndësishme, të dhimbshme e të domosdoshme, që kthyen Shqipërinë në rrugën e normalitetit. Askush nuk harron borxhet e trashëguara nga qeveria e kaluar. Dhe pas këtyre reformash, sot kemi një realitet të ri. Pas 4 vitesh Shqipëria ka një rritje ekonomike 4 herë më të lartë se ajo që gjetëm, ka shtuar Ahmetaj.


12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)