TIRANE- Komisioni i Ekonomisë diskuton pa opozitën projektligjin për “dhënien me koncesion të rrugëve”. Në raportimin e tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj u ndaj tek diskutimit për partneritetin privat-publik për disa segmente rrugore. Duke u ndalur tek rruga Durrës-Kukës, ministri Ahmetaj tha se duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë ku segment rrugor.
 
“Po shqyrtojmë disa segmente rrugore për partneritet privat publik. Buxheti nuk ka mundësi të bëjë vepra si rruga Durrës-Kukës, duhen edhe 200 milionë Dollarë që të përfundojë kjo rrugë. Do shqyrtojmë mundësinë të japim me koncesion disa rrugë”, tha ministri Ahmetaj, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

Ahmetaj tha se nuk ka kufizime të akseve që mund të japim me koncesion.

Ministri Ahmetaj ndërkaq u ndal tek investimet në rrugë, duke u shprehur se në disa akse mungon infrastruktura.
 
“Janë disa akse rrugore në jug ku rrugët mungojnë. Çfarë bën të domosdoshëm ndërhyrjen sepse mungon infrastruktura”, tha Ahmetaj.
 
Ndërkaq, ka reaguar edhe deputeti Erjon Braçe duke u ndalur tek përgjegjësit e mosrealizimit të plotë të investimit në rrugën Durrës-Kukës.
 
“A duhet të mbajë njeri përgjegjësi për mos investimet e plota në rrugën Durrës-Kukës”, tha deputeti Braçe.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)