Arben AhmetajMinistri i Financave, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur letrës së Petrit Vasilit të dërguar një ditë më parë për problemet në sektorin e bujqësisë. Në të thuhet se sugjerimet e bëra në Vasili janë vlera për rezultatet e punës.


Shqetësimet tuaja janë mëse legjitime, që si qeveri i ndajmë së bashku me ju dhe gjatë këtyre dy vite e gjysmë, kemi ndërmarrë nisma dhe reforma konkrete, që synojnë krijimin e një klime të favorshme për biznesin në përgjithësi dhe fermerët në veçanti. Rrija e eksporteve është një tregues i suksesshëm e qeverisë, është kjo një pjesë e përmbajtjes së letrës që Ahmetaj i ka dërguar Vasilit.


Në lidhje me shkëmbimet tregtare me Maqedoninë dhe problemet që iu krijohen fermerëve shqiptarë në pikat doganore, ia shkruan se ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shtetit fqinj. Për sa i përket shërbimit doganor, Ministri i Financave thotë se janë krijuar lehtësira.


13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)