Ish Ministri i Financave Arben Ahmetaj, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Bashkia Rrogozhinë dhe Kavajë, ka inspektuar sot fillimin e punimeve në Rrugën Ura e Copanit-Zhabiak-Ura e Corumit.


“Rruga e Zhabiakut prej gati 7 kilometrash, e cila ka qenë një gangrenë për komunitetin. Më në fund është një ëndërr e realizuar, një investim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare, të Fondit të Zhvillimit. Investim gati 2.2 milionë dollarë, pra rreth 220 milionë lekë. Është një nga investimet që së fundmi qeveria shqiptare ka bërë në Bashkinë Rrogozhinë tha Ahmetaj.


Projekti, i cili është parashikuar të përfundojë në shtator 2018, u vjen në ndihmë rreth 1300 banorëve të zonës, në njësinë administrative Kryevidh.


Jam i bindur që kjo zonë, po i referohem zonës së Bashkisë së Rrogozhinës, por edhe bregdetit prej gati 16 kilometra të kësaj zone, në katër vitet e ardhshme kthehet në një destinacion turistik për turistë shqiptarë dhe të huaj gjithashtu përfundoi Ahmetaj.


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter