Arben AhmetajMinistri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shkarkon nga detyra 13 inspektorë të Sigurimeve Shoqërore në Drejtoritë Rajonale dhe një drejtues dege.


Njoftimin për largimin e tyre e bëri gjatë një takimi me Drejtorite rajonale te Sigurimeve Shoqërore.


Kemi vendosur objektiva performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët, u shpreh Ahmetaj.


Sipas tij, zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtorët rajonale deri tek inspektoret ne terren.


ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Për rritjen e performances, do zbatojmë metodologji të re pune. Nderlidhje online me sistemin e tatimeve per kontributet, tha ndër të tjera ministri Ahmetaj.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)