Hektor Ajazi kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar sot pas akuzave per dhunimin e Naim Seles akuza qe jane mbeshtetur nga deputeti socialist Artan Gaci.

Ajazi ka deklaruar se nuk ka lidhje me dhunen ndaj shtetasit Naim Sela se nuk e ka goditur ate dhe nuk ka lidhje me pronen e tij.Deklaroj publikisht se nuk kam lidhje me ate qe i ka ndodhur Naim Seles. As e kam goditur as i kam grabitur prone sepse ai s ka asnje lidhje me mua e pronen time.I kerkoj publikisht Naim Seles te shpjegoje se pse i frymezuar nga socialisti biznesmen Gace ka ngritur ndaj meje 2 akuza ate te rrahjes dhe ate te grabitjes se prones thuhet ne nje deklarate te zotit Ajazi.

Kunati i ministres ka bere publike vendimin e hipotekes qe sipas tij verteton se pronen e ka blere. Paraqes vendimin e hipotekes per te cilen deputeti Gaci dhe sekseri Sela pretendojne qe e kam grabitur ku vertetohet se ia kam blere me 07.07 2008 zotit Nazmi Kaziu.Ne deklaraten e tij para noterit zoti Kaziu deklaron se e ka shitur pronen dhe eshte paguar prej meje pohoi Ajazi.

Kunati i Ministres Bregu ka deklaruar se do te padise per kallzim te rreme Naim Selen.

Ju siguroj se nuk do te lejoj asnje pseudobiznesmen te kthyer ne deputet socialist apo sekser te keqperdorur te grabise te verteten mbi pronat a bizneset e mia perfundon deklaratat e Ajazit.



Naim Sela akuzon kunatin e ministres Majlinda Bregu dhe dy truprojat e tij se e kane dhunuar pasi ne nje gjyq per motive pronesie kishte mbrojtur kundershtarin e Namik Ajazit.